Categories Lajme

Pasuria e 50 amerikanëve e barabartë me atë të 165 milionë të tjerëve

Pasuria totale e 50 amerikanëve më të pasur në SHBA është e barabartë me pasuritë e 165 milionë personave, që është pothuajse gjysma e popullsisë së vendit. Sipas një lajmi në Bloomberg të bazuar në të dhënat nga Rezerva Federale e SHBA-së, në gjysmën e parë të vitit 2020, shpërndarja e pasurisë në vend ka treguar një pabarazi të madhe. Sipas lajmit, pasuria totale e 1 përqindëshit më të pasur të amerikanëve është 34,2 trilionë dollarë dhe pasuria totale e 50 përqindëshit më të varfër është 2,08 trilionë dollarë.

Lajmi thekson se pasuria e përgjithshme e 50 personave më të pasur në vend korrespondon me atë të 165 milionë personave, që është gjysma e popullsisë së vendit, dhe se 50 persona të pasur kanë rritur pasurinë e tyre me 339 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit 2020. Siç thuhet më tej, pandemia COVID-19 ka varfëruar segmente të mëdha dhe ka shpërblyer në mënyrë disproporcionale një klasë të vogël miliarderësh.

Në një raport të botuar dje nga kompania hulumtimit të pasurive Wealth-X, thuhet se amerikanët e veriut më të pasur dhe me një pasuri prej të paktën 30 milionë dollarë, kanë rifituar pjesën më të madhe të pasurive së tyre të kohës para pandemisë. Gjithashtu theksohet pasuria kolektive neto e njerëzve të pasur në fjalë u rrit me 37 për qind nga fundi i marsit deri në fund të gushtit, duke arritur në afërsisht 12,5 trilionë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME