Categories Lajme

Pasuria e grave të liderëve të Kosovës: Gruaja e Albin Kurtit më e pasura

Edhe sivjet në Agjencinë Kundërkorrupsion zyrtarët e shtetit kanë deklaruar pasuri të majme, si shtëpi, banesa, toka e gjëra tjera të vlefshme. Por çfarë pasurie kanë gratë e liderëve të shtetit? Bashkëshortja e Albin Kurtit, ka të ardhura më të larta se të gjitha gratë e liderëve të tjerë të Kosovës. Norvegjezja në Institutin që përfiton 46 mijë e 990 euro në vit, si dhe është pronare e një banese në Oslo në vlerë 400 mijë euro. Ajo ka një kredi në vlerë 242 mijë euro për 25 vite për ta shlyer, kurse në bankë ka të kursyera 9 mijë e 650 euro. Kredi ka edhe Lume Thaçi, gruaja e presidentit Hashim Thaçi. Ajo ka 10 mijë euro borxh për të blerë një veturë, ndërsa shiti një tjetër po 10 mijë euro për të blerë modelin Audi Q3. Ajo ka të kursyera vetëm 2 mijë e 141 euro.

Banesë e as veturë nuk ka gruaja e kryeministrit Avdullah Hotit, e cila punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ajo ka kursyer 1 mijë e 904 euro. Të ardhura më të mëdha ka Anita Haradinaj, gruaja e Ramush Haradinajt. Ajo merr 7 mijë e 920 euro në vit nga puna në RTK, kurse nga kompania “Elsig” 12 mijë euro dhe nga 1 mijë euro në muaj merr edhe nga një agjencion i marketingut. Kurse Violeta Veseli, gruaja e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, e cila paguhet 16 mijë e 640 euro në vit nga kompania “Cobit Pc”, si dhe pagë si profesoreshë e gjermanishtes në vit 3 mijë e 234 euro. Është pronare e një banese në vlerë 97 mijë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME