Categories Lajme

Pasuritë e paluajtshme, KLSH: Çmimet e larta….

Kontolli i Lartë i Shtetit ka sqaruar se rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme në nivele që ato bëhen të papërballueshme mund të keqalokojë fondet dhe të krijojë një efekt zinxhir në ekonomi me shfaqejn e flluskave. Në një raport që adreson kryesisht efektivitetin e programeve të banesave sociale KLSH ndalet edhe tek tregu i banesave në përgjithësi dhe përballueshmëria e blerjes së tyre.

“Tregu i banesave lidhet drejtpërsëdrejti me “produktin” që përbën në fakt strehimin social, e cila është banesa, mungesa e së cilës përbën burimin e të qenit i pastrehë. Në njërën anë kemi kërkues për strehim, ndërsa në anën tjetër kemi ofertuesin, bashkinë, por e cila nuk disponon “produktin”. Sipas një studimi, çmimet e larta të banesave keqalokojnë burimet drejt pasurive të paluajtshme, por koston e merr pjesa tjetër e ekonomisë. Ky keqalokim sjell ulje të ndjeshme të ekonomisë dhe prodhon efektin zinxhir të stopimit të ekonomisë me shfaqjen e “flluskave” në industrinë e pasurive të paluajtshme, duke shkaktuar ngërç në të gjithë ekonominë” thuhet në raportin e KLSH-së.

Në këtë kontekst sillet në vëmendje një studim  dhe rasti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas të cilit në vitin 2014, kriza në sektorin e paluajtshëm solli një kosto në rreth 9.4%të GDP.

“Për të shmangur të tilla risqe dhe për të analizuar përballueshmërinë e banesave përdoret koncepti i “Median Multiple” (çmimi mesatar i banesës pjesëtohet me të ardhurat vjetore bruto). Kjo metodologji përdoret për të vlerësuar dhe matur risqet në tregun e banesave dhe rekomandohet për t’u përdorur nga Banka Botërore dhe nga Qendra për Studimet e Banesave të Universitetit të Harvardit. Që një banesë të kategorizohet si e “përballueshme”, çmimet e banesave nuk duhet të jenë më të larta se 3-fishi i të ardhurave vjetore bruto” vlerëson KLSH.

Nga analiza që i ka bërë ky insitucion situatës në Shqipëri rezulton në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë, çmimet e banesave kapërcejnë dhe nivelin ekstrem të të qenit “plotësisht e papërballueshëm”, duke qenë 2 deri në 10 herë më i lartë se ky nivel.

“Më konkretisht për të qenë e përballueshme, për një banesë madje periferike në Tiranë, qytetari duhet të disponojë rreth 1,166 euro të ardhura në muaj që çmimi i banesës të mos kapërcejë 3 fishin e të ardhurave bruto. Nëse do t’i referohemi statistikave të nivelit mesatar të pagave, kjo shumë është sa dyfishi i pagës mesatare mujore bruto për vitin 2018 e cila është 50,568 lekë. Ose thënë ndryshe, vetëm të punësuarit si drejtues administrativë dhe komercialë mund të përballojnë blerjen e një banese” nënvizon KLSH. Një situatë e tillë sipas këtij të fundit  blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme./Monitor/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME