Categories Lajme

“Pata debulesë se mbaj Ramazan”/ Përplasja e autobusit në Tiranë, policia: Shoferi shkeli rregullat e qarkullimit

Është vënë në pranga shoferi i autobusit që u aksidentua 2 ditë më parë dhe u plagosën 3 persona.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një përforcues grushti (dorezë metalike);

– R. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit E. A., si dhe një shumë parash shtetasit O. V.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. H. (D)., 37 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. D., 18 vjeç dhe Xh. B., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

– G. P., 18 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit. Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

– A. K., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjetin që drejtonte shtetasi E. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;

– A. D., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi V. Z., 52 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME