Lajme

Patos: Pëson shkarje rruga që lidh 5 fshatra

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut të rëna gjatë këtyre ditëve janë krijuar probleme në disa segmente rrugore në fshatrat e bashkisë së Patosit. Administratori i njësisë Rushdie, Agim Mesutaj tha se në këtë zonë ka pasur shkarje për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Ky segment rrugor lidh 5 fshatra: Siqecë, Drenie, Rushdie, Kasnicë dhe Gjynoqarë. Rruga ka pësuar shkarje edhe në pjesë të tjera, por janë marrë masa të menjëhershme me hapjen e akseve dytësore.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close