Lajme

Patos: Shpërthen bombola e gazit, i moshuari në spital

Një 62-vjeçar në fshatin Margëlliç të Patosit është lënduar mesditën e sotme pasi i ka shpërthyer bombula e gazit në banesë.

Policia bën me dije se i moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos, shtetasi F. M., 62 vjeç, duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marë dëmtime trupore 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve të Fierit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close