Lajme

PD: 20 milion euro për blerje votash në njësinë nr.8 Tiranë, SPAK heshti

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK atë që e quan ‘maskaradë elektorale” të 25 prillit në njësinë nr 8 të Tiranës Ky kallzim është dorëzuar në SPAK 3 jave përpara ditës së zgjedhjeve ndërsa sot është bërë publike nga Belind Këlliçi përmes një deklarate për median. Sipas PD-së në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia administrative nr. 8 në Tiranë, në lokalin e quajtur “Lokali Nelit” ishte ngritur një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit.

PD ka paditur në SPAK si persona të përfshirë në këtë skemë Aleksandër Lipivani, Emiljano Dusha, Ardian Davidhi, Rexhep Spahiu, Marlind Shkreli dhe persona të tjerë në mjediset e lokalit të cilët shpërndanin para cash në këmbim të votës për Partinë Socialiste.

“Aleksandër Lipivani është funksionar i administratës publike i përfolur për korrupsion, ndërsa Emiljano Dusha dhe Ardian Davidhi zotërojnë shoqëri private që kanë përfituar rreth 20 milion euro tendera korruptivë dhe paratë e fituara prej tyre i përdorën për të blerë vota për Partinë Socialiste.”

Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës dhe shantazhimit të votuesve. PD akuzon SPAK se nuk ka marrë asnjë veprim duke I lënë të lirë të veprojnë

“Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve. “Kallëzimi
Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për shtetasit Aleksandër Lipivani, Emiljano Dusha, Ardian Davidhi, Rexhep Spahiu, Marlind Shkreli dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: