Categories Lajme

PD bën paralajmërimin e fortë: Do lirohet nga bu rgu, kush është Arben Grori, ekz ekutori i Naim Zyberit

“Po përgatitet edhe lirimi i bo sit të kr imit të organizuar Arben Grori”. Denoncimi u bë këtë të premte nga Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Por kush është Arben Grori?
Arben Grori, 48–vjeç, emër i njohur për drejtësinë vuan dën imin për dy vepra penale. Ai është deklaruar fajtor nga drejtësia italiane për vr asjen e Naim Zyberit në 6 gusht 1997 në spitalin San Paolo, Milano, v rasësit të vëllait të tij, Artur Grori. Ndërkohë është aku zuar dhe dë nuar me 15 vite bu rg në Shqipëri për tra fik dro ge. Ai vuan dën imin në b urg prej 19 vitesh.

V RASJA E NAIM ZYBERIT
Sipas dosjes hetimore, përpl asjet mes Grorit dhe Naim Zyberit erdhën në fillim të viteve 90-të në Tiranë, dhe më tej përfunduan me për leshje të ar matosura dhe vik tima deri në vendin fqinj, Itali. Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça dhe Artur Grorit. Zyberi u ekze kutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.

Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga at entatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arre stua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga b urgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 ha kmarrjes së djemve të “Rrugës Bardhyl”. Pas hapjes së bur gjeve në ’97-n, Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qe litë duke rifituar lirinë.

Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakm arrjes për vr asjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe ate ntati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i pl agosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Sipas vendimit, më datë 6 gusht Gerd Gjenerali, që mbante një tufë me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pist oletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëll ojnë aty për vde kje.

Dën imi në Itali
Arben Grori, është dën uar me bu rgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Ai është dën uar me 15 vite bu rg edhe në Shqipëri për tr afik lënde nar kotikësh.

INTERVISTA E ARBEN GRORIT DHENE NE VITIN 2017 PER GAZETEN “SHEKULLI”

Nëse do ktheheshim pas në kohë ç’farë do i thoshe Arben Grorit 20-vjeçar?
Ç’farë do i thosha. Tani, Arben Grori është 46-vjeçar. Janë ca gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me 20- vjeçarin. Janë punët e lidhura me shtetin. Në Shqipëri atëherë nuk ka pasur shtet. Nëse do ishte ndryshe, unë nuk do ndodhesha këtu. Në atë kohë punoja gjithë ditën dhe nuk i bija në qafë askujt. Por ç’farë të thuash kur atij 20-vjeçarit i binin në qafë, si individi ashtu dhe qeveria. Unë në atë moshë kam qenë në Gjermani po ç’e do, erdha këtu, pasi jam shqiptar. Kjo është e keqja ime.

Kujt ia vë gishtin dhe thua, ky më solli këtu ku jam?
Ia vë vetes sime. Fajin e kam vetë që erdha këtu. Pse erdha. Unë i kisha mundësitë të jetoja kudo, pasi kisha nënshtetësinë gjermane. Erdha për të jetuar pranë familjes. Pavarësisht se edhe të tjerët mund të kenë faj, kryesori bie mbi mua.

Ke kërkuar nga drejtësia që çështja jote të rigjykohet?
Unë kam kaq vite. Çdo njeri që është i dën uar kërkon të bëhet diçka për veten. Kam lëvizur të gjithë gurët. Kam shkuar edhe në Strasburg. Kam fituar çështjen. Por këtu jemi në Shqipëri, dhe kjo gjë nuk mund të diskutohet. Këtu është e keqja se, në ligj ka Maliq. Nuk është se vendos vetëm ligji apo gjykatësi.

Ju vuani nga në sëmundje. Prej sa kohësh jeni diagnostikuar dhe kush e mundëson mjekimin?

Që nga 2003-2004 vuaj nga dëmtimi i nervave, quhet sklerozë. Sëmundja më erdhi nga stresi i b urgut. Vazhdoj të kurohem, pak vetë, e pak shteti. Pas dhjetë vitesh, shteti u kujtua të bënte diçka, vetëm pasi e detyruan të huajt pasi këtu s’ka asgjë. Ata kanë harxhuar 200 milionë lekë që të më mbajnë në burg në vend që të më nxjerrin jashtë për t’u shëruar. Para shtatë vjetësh gjykata europiane u shpreh me vendim që unë të shkoja në një spital civil. Por shteti nuk donte. Me dhunë shkova. Më çuan me 500 forca policie. Kishin frikë nga unë dhe më nxorën.

A është Ben Grori i rrezikshëm?
Atë e dinë njerëzit. Ti si mendon? Ke 15 vjet që shkruan për mua. A e kanë njohur njerëzit se kush është Arben Grori, a e dinë ata nga erdhi ky njeri ky kr iminel, apo engjëll? Gjithmonë kam dashur ta di këtë. Se sa mirë keni shkruar për mua. Unë kam qenë një djalë i ri punëtor dhe tashmë përfundova këtu. Kam pasur lokale, hotele.

Çfarë të shtyu ty, të ndryshoje kursin dhe me kë i ke pasur kontradiktat më të mëdha?
Kështu ishte 1997. Çfarë të them më, a ka pas shtet atëherë? Ato janë bëmat, që ne vuajmë bu rgun tani. Kjo më shtyu mua të vija në Shqipëri për të punuar, nga mëngjesi deri në darkë. Nuk kam qenë tip problematik me njerëzit. Kam shkuar mirë me të gjithë. Këtu dalin shumë gjëra që tashmë nuk mund ta kthesh kohën mbrapsht. Sot, kushedi se ku do isha po të kisha qëndruar në Gjermani.

Si janë marrëdhëniet me institucionin, a ndodh që të kërkoni ndihmën e oficerëve?
Patjetër. Me ta i ndajmë të gjitha. Kërkojmë ndere, për takime shtesë, për të dalë diku, për ndonjë vizitë te mjeku, apo për të shkuar edhe në shtëpi. Para ca kohësh më dhanë mundësinë për dy orë të vizitoja prindërit, kisha mamanë sëmurë. Ajo është rro patur për mua nëpër bur gje.

Atë vrasje në Itali nuk e kam kuptuar?
Si ta kuptosh. Ç’lidhje ka Arben Grori nga Italia këtu. Por ky ishte shteti. Arben Grori duhej dë nuar patjetër. Unë mora pafajësi një herë për atë.

Po ç’ndodhi?
Por, shkon Kryeministri dhe rr eh kryetarin e gjykatës…dhe ja ku jam këtu.

Për kë e ke fjalën?
Kryeministri i asaj kohe (viti 2002), shkon e i bën presion kryetarit të Gjykatës së Lartë të po asaj kohe (thotë emrin duke tundur kokën).

Sa shpenzon gjatë muajit dhe kush t’i mundëson të ardhurat?
Familja, motrat që kam jashtë. Më japin 500 mijë lekë të vjetra në muaj. Varet se çfarë konsumon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME