Lajme

PD denoncon: Rama i jep Klodian Zotos landfillin e Vlorës

Partia Demokratike, ka denoncuar një tjetër aferë të qeverisë Rama e cila edhe këtë herë, sipas tyre i ka dhënë konceisionin e Landfillit të Vlorës, shtetasit Klodian Zoto.

Ky emër lidhet edhe me landfillet e tjera që Rama ka dhënë në Elbasan dhe Fier, si edhe me skandalin që ka përfshirë Zimbabve në lidhje me ndërtimin e një inceratori.

Deklarata e plotë e PD “Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje Klodian Zoto. I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën. I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë.

Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore. Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabve, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive. Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close