Categories Lajme

PD e vendosur për reformë të thellë në sektorin energjetik

“Shqipëria është klasifikuar prej Sekretariatit të Energjisë në Vjenë si i vetmi vend në rajon, që ka hedhur hapa prapa në sektorin strategjik të energjisë”, deklaroi sot Eno Bozdo, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike. Përmes një deklarate për shtyp, Bozdo siguroi se “PD është e vendosur dhe ka planin për të kapërcyer këtë krizë të thellë, të reformojë thellësisht sektorin duke synuar mbi të gjitha liberalizimin dhe transparencën e tregut të energjisë”.

“Zvarritja e reformave energjetike apo ndryshimi i tyre sipas interesave financiare të klaneve në qeverinë e Ramës, performanca e keqe e OSHEE-së, pavarësisht çmimit të rritur të energjisë, janë dy nga treguesit kryesorë të dështimit për shkak të korrupsionit”, tha Bozdo. Kompanitë publike të sektorit, sipas tij, “do t’i nënshtrohen auditimit të thellë dhe abuzuesit me paratë publike do të përgjigjen përpara drejtësisë”. “Reformat tona synojnë, mbi të gjitha, përmirësimin e cilësisë së furnizimit, duke ulur ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe bizneset prodhuese”, tha Bozdo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME