Lajme

PD finalizon sot koalicionin që pritet të garojë më 25 Prill, ja si do të quhet ‘ekipi i Bashës’ dhe kush janë partitë

Ditën e sotme kryedemokrati Basha pritet të dorëzojë në Komisionin Qëndrorë të Zgjedhjeve listën e koalicionit opozitor, me të cilin PD do të hyjë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kolaicioni me të cilin opozita do të kandidojë përballë socialistëve quhet “Shqipëria Fiton” dhe do të nënshkruhet ditët e sotme nga Basha dhe aleatët e tij. Pjesë e koalicionit mësohet se do të jenë të gjitha partitë pjesëpërbërse të Opozitës së Bashkuar me përjshtim të LSI-së, e cila pritet të dal me listën e saj në zgjedhjet e përgjithshme.

Nga ana tjetër forcat politike të udhëhequra nga  Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi pritet të firmosin ditën e sotme marrëveshjen me Partinë Demokratike dhe do të jenë brenda listës së saj të kandidatëve për deuputet.

Ditën e djeshme kryedemokrati Basha pati një takom kokë më kokë me Monika Kryemadhi, takim ky i cili zgjati rreth 90 min dhe arriti në vendimin e daljes në lista të veçanta të LSI-së dhe PD-së më 25 Prill.

Kujtojmë se e mërkura është afati i fundit për Lulzim Bashën që do të dorëzojë në KQZ, listën e koalicionit opozitar dhe emrin, që tashmë është zgjedhur.

Të gjithë partitë që do të jenë në koalicion me PD janë regjistruar në KQZ, por emrat e kandidatëve të tyre do të jenë të përfshirë në listën e Partisë Demokratike dhe do të bëhen publike në 5 mars.

Krahas PR dhe PDIU, pjesë e koalicionit opozitar pritet të jenë Partia Demokristiane e Nard Ndokës, PBDNJ e Vanjgjel Dules, LZHK e Dashamir Shehit dhe me LSI mund të përdoret një form hibride koalicioni, ku në qarqet e mëdhaja mund të garojnë të ndarë dhe në qarqet e vogla të bashkojnë forcat në një front. Të gjitha këto pritet të qartësohen ditën e sotme zyrtarisht me dorëzimin e listës së koalicionit ‘Shqipëria Fiton’ në KQZ.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: