Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar një video me disa deklarata të kryeministrit Edi Rama. Salianji e quan kryeminitrin “klloun”, ndërsa në video duhen qartë kundërthëniet e Ramës për pandeminë që po mban të pushtuar boten, edhe vendin tonë.
“Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze! Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun!
Klloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit. Po kujt t’ia thuash këtë?! Kllouni nuk degjon dhe nuk sheh ç’ thotë e bën. Kllouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup okigarkësh afër tij “, shkruan Salianji.