Lajme

PD: Qeveria 2 milionë euro për inceneratorët, asgjë për shqiptarët

Dorian Teliti, përfaqësues i Partisë Demokratike, përmes një deklarate për mediat, sot, ka theksuar se qeveria mendon për incerenatorët dhe jo për shqiptarët.

“Taksat e rritura të shqiptarëve nuk i kthen sërish tek qytetarët, në mënyrë që bizneset të mos falimentojnë, apo që prindërit të mos u heqin fëmijëve bukën e gojës për të blerë maska.

Me taksat tuaja, të dashur qytetarë, paguan klientët e vet. Inceneratorët janë rasti më flagrant”, u shpreh Teliti, duke shtuar se këtë javë, qeveria i ka paguar inceneratorit të Fierit dhe atij të Tiranës 2 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close