Categories Lajme

PD Shkodër: Dhunim ekonomik, mësuesit s’kanë marrë pagat e tetorit

Partia Demokratike dega Shkodër ka akuzuar sot Zyrën Vendore Arsimore për vonesën e pagave të mësuesve të Shkodrës.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës dhe se 1200 familje varen nga kjo pagë.

Deklarata e PD-së, Shkodër

Vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës.

Sot, data 8 nëntor, mësuesit e qytetit të Shkodrës akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor.

E gjithë Shqipëria këtë detyrim ndaj mësuesve e ka ekzekutuar që me datën 5 nëntor, ndërsa në Shkodër veprohet me standardin e ‘dëshirave’ të Zyrës Vendore Arsimore. Nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave, pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë.

Kush jua jep ju të drejtën që t’ju vononi pagat mbi 1200 familjeve që gjithçka e kanë të varur nga ajo pagë që edhe kaq sa është, është qesharake ?! Sa bursa studentësh varen nga kjo pagë, a e dini?! Sa kredi bankash apo pagesa të tjera varen nga kjo pagë, ndërsa ju me papërgjegjëshmërinë totale që ju karakterizon as që doni t’ia dini.

Të jeni të bindur se asgjë nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia një ditë shkaktarët e kësaj maskarade të radhës së “celulës” rilindase në ZVA Shkodër!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME