Categories Lajme

PD thirrje SPAK. Subashi thotë se situata është drejt normalizimit

Situata mjedisore në qytetin e Fierit është e rëndë, e shkaktuar nga tymi toksik që vjen nga zjarri i ditëve të fundit në vendgrumbullimin e mbeturinave. Tymi ka mbuluar të gjithë zonën e banuar duke krijuar një situatë shqetësuese jo vetëm rreth zonës, por edhe në qytet.

Tymi toksik që prodhohet nga djegia e mbeturinave është rreziku më i madh që u kanoset banorëve të Fierit, posaçërisht banesave fare pranë vatrave të zjarrit. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi tha se kjo gjendje do të marrë fund shumë shpejt dhe se rruga për inceneratorin duhet ndërtuar. Partia Demokratike përmes kryetarit të saj Basha dhe drejtuesit politik Alibeaj, i bën thirrje SPAK të bëjë drejtësi, duke ju referuar akuzave për inceneratorin e Fierit dhe mosmenaxhimin e situatës nga Bashkia. Nga Fieri kryetari i degës denoncoi situatën si të qëllimshme.

Kryetari i bashkisë Armando Subashi thekson se po shkon drejt normalizimit dhe se nesër flakët do të merret plotësisht nën kontroll. Në një prononcim për mediat, Subashi tha se e vetmja mundësi që kemi është mbulimi i vatrave me dhe. Po ashtu kryebashkiaku socialist i është përgjigjur edhe kryetarin PD-së në Fier, Luan Baçit, për të cilin tha se ka shkuar atje vetëm për show. ”Po punojmë non-stop. Po punojmë 24 orë. E vetmja zgjidhje është mbyllja me dhera e gjithë fushës. Zjarrfikëset nuk japin rezultat, edhe pas mendimit të ekspertëve. Uji e rindez më keq, e shuan për pak minuta, por mbulimi me dhe dhe kapsulimi i vatrave që të fiken. Padyshim që ngjarja e ditëve të fundit ishte një ngjarje e rëndë, e konsiderueshme, nuk mund ta themi nëse fusha është vetëndezur, e rëndësishme është që situata është marrë nën kontroll.

Nesër ose maksimumi pasnesër merret situata nën kontroll dhe s’do të kemi më ato sasi tymi. Ku shfaqet ndonjë vatër e vogël zjarri neutralizohet. Tani të shuajmë plotësisht dhe eliminojmë tymrat. Ishte një shfaqje një shou i radhës i Luan Baçit ose ka menduar që të duket mirë natën këtu ose i kanë thënë shko bëj një deklaratë atje. Nëse do ta kishtë shqetësim, sot është dita e tre le të vinin këtu. Pasi ta kalojmë këtë situatë do të bënte përpjekjen minimale për të dhënë një kontribut sado modest për këtë aksion të madh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME