Lajme

Pecorelli: Kam vendosur të kthehem në Shqipëri dhe të përballem me burgun!

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili ngriti në këmbë policinë shqiptare dhe atë italiane pasi inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ka deklaruar se është gati të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me b urgun. Pecorelli deklaroi se gjithçka e kishte bërë pasi sipërmarrja e tij falimentoi dhe ishte i zhytur në borxhe.

Në një intervistë për medien italiane, ai ka deklaruar se “është gati për paguajë për krimet e kryera në Shqipëi.” “Jam i gatshëm të përfundoj pas hekurave në Shqipëri,” thotë ai.

“Dua të kthehem aty, kam lënë miq që i dua. Nëse dënimi është i drejtë, unë do të paguaj për atë që më takon.”
Pecorelli u shpreh se ka kërkuar falje në Shqipëri për atë që bëri.

“Po, meqë ra fjala, tashmë i kam kërkuar falje të gjithëve në Shqipëri, përfshirë kryetarin e bashkisë Pukë dhe gjithë komunitetit. Fatkeqësisht kam bërë disa gabime: siç dihet tashmë kur mbërrita në Tiranë në janar, po kaloja një moment shumë të vështirë në jetën time. U përpoqa të bëja vetëvrasje dhe prifti që takova rastësisht më shpëtoi. Atëherë ju e dini historinë, periudha në bashkësinë e priftërinjve në Medjugorje ishte thelbësore: Unë do t’u jem mirënjohës atyre përgjithmonë”.

I pyetur nëse është i sigurt për t’u kthyer në Shqipëri dhe të bëjë burg ai tha: E kuptoj që është një zgjedhje e rëndësishme, por nëse kjo më jep mundësinë të jem qytetar i lirë edhe në Shqipëri, atëherë jam gati për çdo gjë.

Për sa i përket planeve për të ardhmen, Pecorelli tha: Siç e kam theksuar disa herë: në këtë drejtim synimi im është të themeloj një shoqatë për të mbështetur ata që, si në rastin tim, po përballen me krizë për shkak të punës. Tani jam me familjen, me 4 fëmijët e mi. Do të përpiqem t’i rikthehem jetës së përditshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: