Lajme

Pedagogia rezulton pozitive, mbyllet dega e ekonomikut

Një pedagoge në Fakultetin e Ekonomik në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, ka rezultuar pozitive me Covid-19. Për pasojë është mbyllur dega e ekonomikut në këtë Univerisitet. Pedagogia dyshohet se virusin e ka marrë nga studentët e ardhur nga rrethet, ndërkohë që kishte simptoma si diare, temperaturë si dhe humbje të shqisave së nuhatjes.

Sakaq kujtojmë se në qytetin e Krujës në 24 orët e fundit janë bërë 28 testime, nga të cilat 4 rezultuan pozitive. Një shifër kjo më e ulët në krahasim me një ditë më parë ku u identifikuan 9 raste të reja. Mësohet e 4 rastet e sotme janë persona kontakti me rastet e mëparshme. Kujtojmë se dje 2 pacientë 58 dhe 59 vjeç kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në spitalin Infektiv në Tiranë, që sipas MSH-së kishin sëmundje shoqëruese dhe prej disa ditësh ndodheshin të shtruar në terapi intesive.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close