fbpx
Lajme

Pedofili në Tiranë ngacmon vajzën e mitur në shkallët e pallatit

foto ilustruese
Ngjarje e rëndë në Tiranë. Mësohet se një person ka kryer veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur, në shkallët e një pallati në zonën e Qesarakës. Ka qenë nëna e vajzës, e cila ka denoncuar në polici personin, i cili ka kryer veprime të turpshme dhe ka kërkuar favore sek suale ndaj të miturës.

Mesohet se mit ura është hutuar kur është gjendur pranë të panjohurit, i cili e ka prekur në vendet in time. Në ato momente ka pasur lëvizje në shkallët e pallatit dhe personi është larguar. Vajza më pas i ka rrëfyer të ëmës ngjarjen.

“Më preku në vendet intime”, i ka thënë vajza nënës së saj. Vajza e mitur u pyet në prani të psikologëve dhe është nxjerrë një identikit i personit të dyshuar. Policia ka nisur hetimet dhe nëpërmjet kamerave të sigurisë të zonës po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button