Categories Lajme

Peleshi: Do të rriten me 7% pagat për të gjithë ushtarët në vend

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, në një komunikim për mediat njoftoi se do të ketë rritje pagash për të gjithë ushtarët.

Sipas ministrit Peleshi është miratuar rritja e pagës me 7 %, duke nisur nga ushtarët, deri tek gradat më të larta.

“Me propozim të kryeministrit sot në Këshillin e Ministrave është miratuar rritja e pagës 7% duke nisur nga sot për gjithë ushtarakët nga ushtari bazë deri te gradat më të larta.

Rritja e pagave nuk është fenomen spontan por po bëhet i përvitshëm. Çdo vit do të kemi rritje pagash deri kur ushtarakët tanë të trajtohen në mënyrë dinjitoze.

Sot që me studentët kadetë, nis pagesa me 55 mijë lekë të reja plus 10 mijë lekë trajtimi ushqimor. Më pas sipas gradave rritet paga, niveli mesatar i pagave sot me këtë vendim ka arritur në 870 mijë lekë”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME