Lajme

Peleshi: Serioze situata në Karaburun, do të shtojmë kapacitetet njerëzore dhe 3 helikopterë

Nga mbledhja e Komitetit të Mbrojtjes Civile për situatën e krijuar nga zjarret. Situata në Karaburun mbetet serioze. Nga nesër do të shtojmë kapacitetet njerëzore, ndërsa 3 helikopterë do të jenë në dispozicion për shuarjen e flakëve në këtë zonë, në mënyrë që të mos preket Parku i Llogarasë.

Mirënjohje për çdo efektiv të FA dhe punonjës të strukturave vendore që po luftojnë me flakët në këto ditë me temperatura të pazakonta për të gjithë rajonin.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se situata e zjarreve mbetet shumë serioze në Karaburun dhe nga sot, do të rritet numri i kapaciteteve njerëzore dhe tre helikopterë do të jenë në dispozicion për shuarjen e flakëve në këtë zonë.

Sipas Peleshit, ndërhyrja po bëhet që të shmanget prekja nga flakët e Parkut të Llogarasë, i cili rrezikohet nëse flakët përparojnë. Sakaq, mësohet se mbrëmë pas mesnate është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile për situatën e krijuar nga zjarret në vend.

Postimi i ministrit Niko Peleshi Nga mbledhja e Komitetit të Mbrojtjes Civile për situatën e krijuar nga zjarret.

Situata në Karaburun mbetet serioze. Nga nesër do të shtojmë kapacitetet njerëzore, ndërsa 3 helikopterë do të jenë në dispozicion për shuarjen e flakëve në këtë zonë, në mënyrë që të mos preket Parku i Llogarasë. Mirënjohje për çdo efektiv të FA dhe punonjës të strukturave vendore që po luftojnë me flakët në këto ditë me temperatura të pazakonta për të gjithë rajonin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: