Lajme

Peqin-Elbasan, përplasen kokë më kokë dy makina, plagosen dy persona (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat nga përplasje mes tyre “kokë më kokë” janë shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në repartin e kirurgjikut të spitalit rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun që është bllokuar përkohësisht dhe po hetohen rrethanat që kanë sjellë aksidentin me pasojë plagosjen e katër personave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close