Categories Lajme

Për 10 vjet rresht, një agjente ruse ka arritur të infiltrohet mes personelit të bazës së NATO-s në Napoli

Për 10 vjet rresht, një agjente ruse ka arritur të infiltrohet mes personelit të bazës së NATO-s në Napoli, dhe në flotën e VI te marinës amerikane në Europë.

Lajmin e përcjell e përditshmja italiane la Repubblica në fundin e një investigimi të kryer nga site-i Bellingcat, e përjavshmja gjermane Der Spiegel dhe The Insider. Protagonistja e atij që përshkruhet “si operacioni më i bujshëm i inteligjencës ruse në Itali”, është Maria Adela Kuhfeldt Rivera.

Ose të paktën, kështu ishte prezantuar prej kaq kohësh gruaja që hiqej si peruane me baba gjerman, emri i vërtetë i së cilës thuhet të jetë  Olga Kolobova dhe është vajza e një zyrtari rus. Spiunia e GRU ka jetuar prej vitesh në Napoli ku ka arritur të miqësohet me anëtare të aleancës veri-atlantike e të depërtojë në radhët e saj. Hulumtimi tregon se ajo që njihej si “Maria Adela” e kishte marrë në fakt pasaportën e saj të parë ruse në 2006. Historia që ajo u paraqiste të njohurve të vet ishte se nëna e saj beqare kishte udhëtuar me të nga Callao e Perusë në Bashkimin Sovjetik në vitin 1980, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Moskë.

Por pastaj kishte marrë një mesazh urgjent për t’u kthyer në shtëpi, e gjoja e kishte lënë vajzën në kujdesin e një familjeje sovjetike. Gruaja tek të 30-tat, thotë Repubblica, është mjaft e sofistikuar: ajo flet 6 gjuhë të huaja dhe fillimisht ngriti një kompani për prodhimin e bizhuterive, më pas hyri në shoqërinë e lartë të Napolit e në fund, arriti të depërtonte në stafin e NATO-s. “Një Mata Hari moderne, e cila dallohej edhe për metodat e të saj të joshjes dhe arriti të depërtojë deri në komandat që drejtojnë misionet e aleancës ushtarake dhe aktivitetit të marinës amerikane në Europë”, thonë gazetat.

Në 2018-tën, gruaja vendosi te merrte papritur një fluturim nga Napoli drejt Moskës, dhe nuk u shfaq më.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME