fbpx
Lajme

Për herë të parë, çfarë zbuloi kamera e dronit brenda reaktorit në Çernobil

Ndërsa kanë kaluar 33 vite nga katastrofa në termocentralin e Çernobilit, ekspertët kanë përdorur një dron për të inspektuar vendin e Reaktorit 5, si dhe për të parë nëse ka akoma mbetje bërthamore. Me anë të këtij droni, ekspertët arritën që të inspektonin në mënyrë të sigurt reaktorin 5. Ky reaktor ishte jashtë funksionit kur ndodhi shpërthimi 33 vjet më parë.

Siç shpjegohet nga një përfaqësues i kompanisë zvicerane Flyability, në kohën e katastrofës, blloku i pestë i uzinës së Çernobilit ishte në ndërtim e sipër, thuajse i përfunduar. “Duke pasur parasysh nxitimin për të evakuuar njerëzit, nuk kishte asnjë të dhënë nëse rezervuarët mbajtës në reaktorin 5 i kishin marrë ndonjëherë shufrat e uraniumit për të cilat ishte ndërtuar “.

“… Detektivi fluturues, droni Elios 2, tregoi se tanket ishin bosh, pa mbetje bërthamore .” Misioni i Çernobilit ishte stresues sepse muri ku bëhej fluturimi ishte mbi 230 metra i lartë, kështu që nuk kishte asnjë mënyrë për ta kthyer dronin nëse sinjali humbiste,” tha Charles Ray, drejtori i trajnimit të Flyability. “Por misioni ishte një sukses i madh dhe menaxherët e fabrikës ishin shumë të kënaqur me videon dhe imazhet që ishim në gjendje të mblidhnim brenda Reagent 5. ”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button