Categories Lajme

Për herë të parë euro bie poshtë kufirit të lekëve, ja me sa këmbehet

Euro ra sot për herë të parë poshtë kufirit të 120 Lekëve, duke shënuar nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 119.96 lekë, duke prekur një rekord të ri në një cikël nënçmimi që, me thy erje të vogla, kishte nisur që vitin e kaluar.

Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për Euro ngelet e pakët, ndërsa në këtë periudhë flukset hyrëse janë përmirësuar ndjeshëm falë rritjes së eksporteve dhe të turizmit hyrës.

Një faktor tjetër që ndoshta ka filluar ta ndikojë kursin e këmbimi mes Euros dhe Lekut është finalja e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në Tiranë javën e ardhshme.

Për këtë ngjarje priten të hyjnë në vend të paktën 20 mijë tifozë të huaj, të cilët do të sjellin shuma të mëdha valute me vete. Agjentët e tregut mendojnë se ndeshja do të ketë një efekt të pashmangshëm në tregun valutor.

Tregu valutor shqiptar është relativisht i vogël dhe prurje në rendin e disa miliona Eurove të përqendruara në pak ditë, do të rrisin ofertën e Euros dhe do ta zhvlerësojnë më tej monedhën europiane kundrejt lekut.

Është shumë e mundshme që javën e ardhshme Euro të prekë rekorde të reja në rënie në kursin e këmbimit me Lekun. Edhe në vazhdim, fakti që ndodhemi para sezonit veror bën që pritshmëritë të jenë kryesisht në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit ndaj Euros.

Ky mbiçmim i Lekut për shumicën e ekspertëve ka qenë i papritur, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve dhe zgjerimin e deficitit tregtar, sidomos duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar. Por, as shtrenjtimi i importeve nuk e ka zhvlerësuar dot Lekun.

Ekspertët mendojnë se vala e panikut që përfshiu ekonominë pas shëprthimit të luftës në Ukrainë bëri që shumë njerëz të krijonin rezerva të produkteve ushqimore të konsumit. Kjo mund ta ketë ulur disi fluksin e importeve në javët e fundit.

Gjithashtu, edhe importet e energjisë elektrike në muajt e fundit besohet se kanë qenë në sasi më të ulëta, tjetër faktor që e ka zbutur edhe më shumë kërkesën për Euro në tregun valutor.

Mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit në këtë periudhë mund të ndihmojë ekonominë shqiptare për të amortizuar presionet e larta inflacioniste që vijnë nga importi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Leku i fortë i ka zbutur disi këto presione dhe në mungesë të mbiçmimit të monedhës vendase ndoshta inflacioni do të ishte më i lartë se niveli i fundit prej 6.2% që ka raportuar INSTAT.

Konsumatorët përgjithësisht kanë përfitime nga forcimi i Lekut në këtë periudhë inflacioniste, ashtu si edhe huamarrësit që kanë detyrime për të shlyer në monedhën europiane.

Ata që humbasin nga forcimi i Lekut janë kryesisht sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi.

Ndërkohë, Leku e mbylli këtë javë duke e forcuar edhe në kursin me valutat e tjera që këmbehen në tregun shqiptar.

Ky forcim nuk lidhet gjithsesi me faktorë të brendshëm, por thjesht pasqyron ecurinë e kursit të valutave të tjera kundrejt Euros.

Edhe forcimi ndaj monedhave të partnerëve tregtarë dhe kryesisht ndaj Dollarit Amerikan ka një efekt zbutës në përcjelljen e presioneve inflacioniste që vijnë nga importi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME