Categories Lajme

“Për ndryshimin e madh që nuk erdhi në vitin 90-të”, diaspora protestë më 28 dhjetor para kryeministrisë. Thirrja e Genc Sejkos

Genc Sejko, i njohur si njeriu i memeve dhe një kritikues i qeverisë dhe klasës politike në vend në tërësi, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar zhvillimin e protestës më 28 dhjetor para kryeministrisë.

Sejko,thotës e kjo protestë e organizuar nga diaspora shqiptare është jo vetëm kundër qeverisë por edhe kundër sistemit në tërësi, që ka dështuar.

“Për shëndetje, quhem Genc Sejko dhe kam 20 vjet që jetoj në Londër, edhe pse kanë kaluar 20 vite, problemet janë shumë të ngjashme me atë që kemi patur dy dekada më parpara. Korrupsioni, kriminaliteti, varfëria, papunësia dhe arroganca qeveritare dominojnë sot jetën e shumicës së shqiptarëve. 

Me 28 dhjetor unë dhe disa shqiptarë të diasporës kemi thirrur një protestë, që më shumë se një protestë kundër qeverisë është një protestë kundër një sistemi të tërë. Ajo që ne synojmë është rrëzimi i kërtij sistemi që është provuar se nuk funksionon dhe ngritja e snjë sitemi të ri që është jo vetëm funksional por edhe përfaqësues. 

Ajo që ne kemi si qëllim është zëvendësimi i një demokracie përfaqësuese që në shumicën e rasteve përfaqëson vetëm vulnetin e kryetarëve të partive, në një demokraci direkte ku sovraniteti i popullit ushtrohet në mënyrë direkte dhe ku qytetari vendos vetë për fatet e veta. Ku ai menaxhon vetë pasuritë dhe asetet kombëtare, ku zëri i të gjithëve dëgjohet njëlloj, duke përfshirë këtu edhe zërin e opozitës.

Tani ne si shqiptarë të diasporës i kemi vënë si qëllim vetes mbështetjen e kauzave të drejta të qytetarëve në Shqipëri, si ato të studentëve, banorëve të Astirit, minatorëve, naftëtarëve, invalidëve, dhe zhvillimet e ditëve të fundit na kanë treguar se Shqipëria ka asete të mjaftueshme intelektuale për të arritur ndryshimin e madh, atë ndryshim që nuk erdhi në vitin 90-të. 

Roli ynë si organizator të kësaj proteste, është suporti dhe mbështetja e këtyre aseteve që kanë treguar që kanë aftësinë për ta çuar përpara Shqipërinë dhe për të bërë ëndërrën e viteve 90-të të Shqipërisë europiane një realitet të mundshëm. Prandaj më 28 dhjetor ju ftoj të gjithëve, jo të na bashkoni, por të bashkohemi bashkë për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri më përfaqësuese”, deklaron Sejko në rrjetet e tij sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME