Categories Lajme

Për peshkim në Otranto, vlonjatin e lë motori në mes të detit, shpëtohet (Video)

Një 50-vjeçar shqiptar është shpëtuar nga autoritetet italiane. Mësohet se shqiptari ishte nisur për peshkim nga Vlora drekën e së enjtes por mjeti me të cilin lundronte pësoi defekt në motor.

Ky është momenti ku një 50 vjeçar shqiptar është shpëtuar nga Roja Bregdetare italiane në Kanalin e Otrantos.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk dihet ende ishte nisur për peshkim nga brigjet e Vlorës, por mjeti me të cilin lundronte pësoi defekt në motor duke e lënë për disa orë në mes të detit të trazuar.

Alarmi për ndihmë është lëshuar nga vetë peshkatari rreth orës 14:30 të së enjtes. Ai ka njoftuar autoritetet italiane se ndodhej rreth 25 milje nga Otranto.

Pas disa orësh, Roja Bregdetare Italiane ka bërë të mundur lokalizimin dhe shpëtimin e shqiptarit.

Sipas medieve italiane, 50-vjeçari ndodhej në gjende të rënduar psikologjike ndërsa i është nënshtruar menjëherë kontrolleve mjekësore. Pas marrjes së ndihmës nga ekipi mjekësor italian gjendja e tij shëndetësore është paraqitur e mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME