Categories Lajme

Për rrugën e shembur, 1.6 mln euro/ Kosto për rrugën e Borshit që iu shemb “Salillarit”

Rreth 200 milionë lekë apo 1.6 milionë euro është kostoja shtesë që do të duhet për të rikonstruktuar rrugën e Borshit, e cila u dëmtua pak ditë më parë duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve dhe banorëve. Është kjo shifra që ka dhënë zv. drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erion Koka, sipas të cilit ky dikaster po kryen të gjitha procedurat e verifikimit të problematikës.

Ky aks u ndërtua në fund të vitit 2011 dhe duhej të mirëmbahej nga kompania “Salilarri”, e cila ka marrë deri më tani 13.7 milionë euro.

“Borsh sapo janë konstatuar shenjat e para ne e kemi marrë në monitorim. Kemi marrë masa të menjëhershme me sinjalistikë provizore për vazhdimësinë e qarkullimit. Sipas verifikimit të dokumentacionit kjo rrugë është dorëzuar në 2011, pas kësaj është futur në një projekt të BB që ne kemi këtu. Edhe më parë ka pasur rrëshqitje dhe nga firma është vazhduar me mirëmbajtjen e herëpashershme, rikonstruksioni i fundit për paketat asfaltike. Çedimi që kemi në këtë rast duket se është një rrëshqitje masive prej 100 metra dhe jemi duke bërë llogaritjet, nga ajo që kemi parashikuar do të duhen rreth 150 deri në 200 milionë lekë të reja, mbetet për t’u parë pasi të bëjmë projektin e zbatimit.”

Por, rruga e Borshit nuk është e vetmja që u dëmtuar nga reshjet e shiut. Loti i parë i segmenti Çorovodë-Përmet i ndërtuar po nga kompania Salillari për 1.2 miliardë lekë ka pësuar dëmtime në shtresën e asfaltit. Për këtë aks, Koka jep këtë shpjegim.

 “Sipas dokumentacionit firma ka zbatuar projektin, ka dhe një vendim të Këshillit Teknik mbi një rezervuar që ndodhet mbi pjesën e rrugës që ka shkaktuar edhe rrëshqitjet. Duhet të thellojmë më tepër hetimin për të mësuar se çfarë ka ndodhur për të gjykuar më saktë mbi problematikën. Kemi nxjerrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mbi zbatueshmërinë e projekteve. Edhe rruga Çorovodë-Përmet është brenda garancisë së defektit. Jemi në kushtet kur duhet të bëjmë një përmbledhje të fundit të fakteve.” Erion Koka shpjegon se me përmirësimin e kushteve të motit Autoriteti Rrugor Shqiptar do të thellohet dhe do të nisë gërmimet në këto akse të dëmtuara për të dhënë një raport përfundimtar për fajtorët dhe shkaqet e ndodhura. Paralelisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ndërkohë verifikimet për rrugën e Borshit dhe pritet të publikojë së shpejti edhe problematikat e aksit. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME