Lajme

Për tre ditë me rradhë Vlora do të presë kampionatin ballkanik të bilardos në lungomare. Janë rreth 34 sportistë nga Shqiperia, Kosova apo edhe Maqedonia pjesë e këtij evendimenti

Për tre ditë me rradhë Vlora do të presë kampionatin ballkanik të bilardos. Janë rreth 34 sportistë nga Shqiperia, Kosova apo edhe Maqedonia pjesë e këtij evendimenti që vjen sërish në Vlorë pas vitit 2021. Në arenën e ngritur në lungomare aktiviteti cilësohet edhe si një promovim për qytetin.

Roland Panozaqi një nga organizatorët ka theksuar se vlora mirëpret një kampionat të tillë ndërsa qëllimi mbetet evidentimi i sportistëve cilësore.

Por njëkohësisht edhe që vitet e tjera të kthehet në tradite dhe të rritet numri i pjesmarrseve. Edmond Loku  kreu i federatës së bilardos ka vlerësuar zhvillimin e këtij aktiviteti në Vlorë me pjesmarrjen e emrave mjaft të njohur të bilardos, ndërsa këtë vit risia është edhe sporti i snooker. Kampionati mbyllet të dielen në mbrëmje me fituesit , ndërsa këtë vit do të ketë edhe premio financiare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close