Lajme

Përdorte lokalin për të shitur drogë, në pranga kuksiani

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”. Në vijim të operacionit policor të koduar “Vila”, të zhvilluar më datë 16.10.2021, për goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e shpërndarjes së l ëndëve n arkotike dhe ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, si rezulat i të cilit u arrestua 1 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim DVP Tiranë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:

-F. E., 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: