Categories Lajme

Përdoruesit braktisin WhatsApp, cili është aplikacioni që po e sfidon

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook. Por me rregullat e reja që ka vendosur, ku përdoruesit janë të detyruar t’i pranojë ose llogaria ju mbyllet, ka bërë që shumë prej tyre të braktisin këtë aplikacion dhe t’i bashkohen një tjetër rrjeti social. Por cili është aplikacioni që po e sfidon WhatsApp? Bëhet fjalë për “Signal”, një aplikacion i enkriptuar i mesazheve. Së fundmi ka njohur një rritje të ndjeshme të përdoruesve, sidomos pasi WhatsApp njoftoi rregullat e reja të privatësisë.

Sipas këtyre rregullave të reja, përdoruesit e WhatsApp do të duhet të pranojnë ndarjen e të dhënave personale me Facebook, përfshirë edhe numrin e telefonit. Ata që nuk pranojnë këto kushte, nga data 8 Shkurt do t’ju mbyllet llogaria. Shumë përdorues janë shprehur kundër këtyre rrregullave të reja dhe kanë filluar të përdorin aplikacionin Signal. Madje edhe miliarderi Elon Musk, në një reagim në Twitter, u sugjeroi përdoruesve që të kalojnë në aplikacionin Signal. Ky aplikacion vlerësohet që të jetë mënyra më e sigurt e komunikimit dixhital. Përdoruesit kanë mundësinë që të fshijnë mesazhet brenda një periudhe të caktuar kohore, nga 1 javë në 5 sekonda. Interesante është edhe fakti që disa anëtarë të qeverisë së Britanisë së Madhe, përfshirë edhe Kryeministrin, po përdorin aplikacionin Signal, raporton “The Sun”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME