Categories Lajme

Përfaqësues të fondit kuvajtian financues të rrugës së lumit të Vlorës,të pranishëm në bashkinë e Vlorës

Përfaqësues të fondit kuvajtian të zhvillimit,të cilët janë edhe financues të rrugës së lumit të Vlorës,të pranishëm në bashkinë e Vlorës, por edhe në inspektime,mbi projektin që është duke u zhvilluar aktualisht. Bëhet fjalë për një segment mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e zonës së lumit të Vlorës, një segment rrugor që do të lidh këtë zonë me pjesën e bregdetit.

Së bashku me kryetarin e bashkisë së Vlorës ,perfaqesues të fondit kuvajtian kanë diskutuar në bashki mbi këtë projekt ,por edhe projekte të tjera të rëndësishme për Vlorën,ndërsa më pas kanë parë nga afër dhe inspektuar punimet në këtë vepër të madhe,në afërsi të fshatit Gjorm,aty ku edhe ka përfunduar një pjesë e projektit, por mbi të gjitha duke dhënë edhe lajmin e mirë mbi financimin e lotit tjeter të rrugës që lidh Qeparoin me zonën e lumit të Vlorës, nje projekt shumë i rendësishem per zhvllimin dhe lidhjen e kësaj zone me pjesen e bregdetit të Jonit.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli e ka cilesuar një nga projektet me të rëndesishme te realizuar nga qeveria shqiptare,financimi dhe bërja realitet i rrugës së lumit të Vlorës dhe lidhja e saj me bregdetin. Nënkryetari i fondit kuvajtian i pranishëm në Vlorë, por dhe ne inspektimin e punimeve ne këtë vepër madhore dhe shume të rëndësishme,ka theksuar se bëhet fjalë për një projekt më shumë rëndësi për lidhjen e kësaj zone me bregdetin dhe mbi të gjitha zhvillimin e saj.

Rruga e lumit te Vlorës është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës të zhvilluar nga qeveria shqiptare dhe fondi kuvajtian,një nga projektet me mjaft rëndësi për zhvillimin e kësaj zone,por edhe lidhjen e saj me bregdetin e Jonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME