Lajme

Përfshihen nga flakët 4 automjete në qytetin e Fierit, u rrezikuan edhe banesat. Dyshimet e policisë për ngjarjen

Katër automjete janë përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që tre prej tyre janë shkrumbuar totalisht dhe një tjetër është dëmtuar pjesërisht nga flakët.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë dyshohet se shkak i zjarri ka qenë një shkëndije elektrike në njërin prej automjeteve.

Ndërkohë raportohet se nga zjarri i automjeteve janë rrezikuar edhe banesa.

“Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Si pasojë është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volksëagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close