
Pesë hektarë me grurë janë përfshirë nga flakët në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq.
Sipas të dhënave, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, teksa kanë qenë forcat zjarrfikëse të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Ndërkaq, ka nisur edhe hetimi nga policia për të identifikuar personin/personat që kanë ndezur zjarrin. Mësohet se pronari i sipërfaqes së djegur është shtetasi nga Katari, Ahmet Elsakka. Kjo nuk është hera e parë kur sipërfaqe toke përfshihen nga zjarri.