Lajme

Përfshihen nga flakët dy automjete në Elbasan, policia jep detaje

DY automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ku ka rënë zjarr në automjetet tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan dhe tip “Benz” në pronësi të shtetasit Nustet Dauto, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar.

Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. BW

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: