
Një zjarr ka përfshirë kullotat e fshatit Likomil në Dropull ditën e sotme, ku dhe jan shkaktuar dëme në një pjesë të konsiderueshme të territorit.
Burime bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Dropullit si edhe nga një pjesë e repartit të Gjirokastrës për shuarjen e flakëve.
Përhapja e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë, ku raportohet se rrezikohen edhe zona të banuara, nëse nuk bëhet neutralizimi i tyre në kohë.
Sakaq, ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ku nuk mund të përjashtohet edhe zjarrvënia e qëllimshme.