Lajme

Përfshihet nga flakët banesa në Durrës

Një banesë në lagjen nr.17 në Durrës është përfshirë nga flakët. Sipas policisë zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Banesa është në pronësi të 36-vjeçares E.Sh, e cila jetonte me qira. Sakaq shërbimet zjarrfikëse kanë neutralizuar flakët. Grupi hetimor po punon për zbardhjet e shkaqeve të zjarrit. Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.07.2021, në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: