Lajme

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë Krujë, humb jetën i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë ku një i moshuar ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e 92-vjeçarit, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close