Lajme

Përfshihet nga flakët biznesi në Përmet, ja çfarë dyshohet

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Përmet. Sic njofton policia në momentin që ka rënë zjarri, dyqani ka qenë i mbyllur.

Ndërkohë nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Përmet/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”, Përmet, ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close