Categories Lajme

Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Astir, digjen 4 makina, 8 persona të lënduar

Një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit sot. Si pasojë e zjarrit janë lënduar tetë banorë , të cilët janë shkuar për mjekim në spital. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësorë janë larguar nga spital. janë djegur dhe katër makina

Sipas policisë zjarri ka shpërthyer në garazhin e pallatit në Unazë të Re, rruga “Aleksandri i Maqedonisë”.

Një nga banorët e pallatit ka treguar momentet e tmerrit dhe vështirësitë me të cilat është përballur ndërsa tentoi të dilte jashtë.

“Mbrëmë ra zjarri, isha në gjumë.

Dëgjova një zhurmë ndoshta plasën motorrat poshtë. Kur dola tek dera korridori ishte mbushur me tym, drita nuk kishim, me zor ndeza dritën e telefonit. Kur dola poshtë nëpër shkallë pashë që i gjithë pallati kishte zbritur dhe unë e gruaja ishim të fundit.

Zbritja nëpër shkallë ishte e rrezikshme sepse të merrej fryma nga tymi. Poshtë qëndruam deri në orën 02:00 se erdhën policia e zjarrfikëset. Tymi ishte shpërndarë edhe në pallatin tjetër, zjarrfikëset vunë shkallët dhe nxorën nga katet e larta familjarët që rrezikoheshin. Zjarrfikësja ka reaguar shpejt”, ka deklaruar banori për News 24.

Njoftimi i policisë Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME