
Përfshihet nga flakët një pjesë e kodrës në zonën e quajtur Kuzum Baba mbi qytet në Vlorë. Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nga flakët është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në zonë. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe flakët rrezikojnë banesat.