Lajme

Përfshihet nga flakët magazina me rroba në Qytetin Studenti

Një magazinë me rroba në Qytetin Studenti, në Tiranë, është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale., ndërkohë që ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close