Lajme

Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë

Një apartament në katin e tetë të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Policia bën me dije se, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka rënë zjarr në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 19.12.2021, rreth orës 17:20, në rrugën Ibrahim Rugova, ka rënë zjarr në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close