fbpx
Lajme

Përfshihet nga flakët vendroja i një fabrike në Tiranë, humb jetën 64-vjeçari

Mbrëmjen e sotme  një 64-vjeçar me iniciale M.M. ka ndërruar jetë pasi vendroja ku ai strehohej pranë një fabrike në Tiranë është përfshirë nga flakët. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në Misto Mame. Grupi hetimor tashmë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button