Lajme

Video\Përfshihet nga zjarri ‘Benz’-i në Pogradec

Një automjet është përfshirë nga flakët në Pogradec. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarri dyshohet të jetë aksidental pasi mjeti tip Benz ishte i pajisur me impiant gazi. Nga ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses u bë e mundur shuarja e flakëve që rrezikonin edhe mjetet e tjera të parkuara afër ‘Benz’-it. Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje.

Informacion paraprak Më datë 06.01.2022, rreth orës 22:20, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G. L, i cili ka qenë i parkuar. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë nga shkaqe teknike të mjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: