Lajme

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjirokastër

Një banesë është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zinxhira”.

Sipas policisë, zjarri ka rënë banesën e shtetasit K. H., i cili jeton në Greqi.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë: 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, jemi njoftuar se në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. H., i cili jeton në Greqi.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close