Një kapanon mobilerie në Bërxullë, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:00, në Bërxullë, ka rënë zjarr në një kapanon mobilerie, dhe ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.