Një tjetër ushtarak rikthehet të shërbejë në Forcat e Armatosura, më i kualifikuar dhe më i arsimuar. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, solli shembullin e Lejtnant Andi Gjeci, i cili përfundoi Kursin Detar të Oficerit në Rojën Bregdetare të SHBA, në Yorktown, Virginia.
Lejtnant Gjeci mori njohuri shtesë për operacionet e kërkim-shpëtimit, bordingun, sigurinë detare, rregulloret dhe ligjet në operacionet detare, komandimi dhe kontrolli gjatë krizave ndërkombëtare etj. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje që i hapin rrugën e trajnimit në SHBA kadetëve shqiptarë.