Categories Lajme

Përfundojnë hetimet për çiftin shqiptar, aktori 35-vjeçar qëlloi në kokë gruan shtatzënë para se…

Kanë përfunduar hetimet për çiftin shqiptar që u gjet i vdekur pranë pallatit ku banonin në New York. Sipas hetuesve, 28-vjeçarja Ornela Shehi ka pësuar traumë të fortë. Ajo është qëlluar në kokë nga bashkëshorti i saj, Florind Belliu, 35 vjeç para se të hidhej nga ndërtesa.

Pasi gruaja shtatzënë kreu aktin ekstrem, edhe Florind Belliu u hodh nga kati i gjashtë i banesës. Kjo vërteton se kemi të bëjnë me vetëvrasje të dyfishtë me paramendim të çiftit shqiptar. Vdekja e çiftit tronditi banorët e Pelham Parkway. Rreth orës 9 të mëngjesit të 7 gushtit, policia gjeti trupat e një burri dhe një gruaje në pjesën e pasme të 2199 Cruger Avenue.

Në momentin e vdekjes një banore në pallat, e cila në atë kohë ndodhej në banesën e saj, kujton: “Dëgjova një zhurmë, ishte e tmerrshme. E dëgjova kur u hodhën, e dëgjova. Mendova se ishte diçka e madhe.” Një grua që kryente testimin e COVID-19 pranë banesës së çiftit tha: “Po dëgjoja të bërtiturat për një për një kohë të gjatë, sepse po qëndroja aty pranë stacionit të trenit.”

Dëshmitarja tha se dëgjoi një “goditje” të fortë, përpara se të mbërrinte policia dhe u shokua kur mësoi se çifti kishte rënë nga ballkoni. Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York. Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME