Categories Lajme

Përfundon afati/ Arta Marku ‘pajtohet’ me renditjen e KLP për Prokuror të Përgjithshëm, pranon vendin e dytë

Ka mbaruar afati për ankiminin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë pë renditjen e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ndonëse kërkoi një ditë më parë i kërkoi KLP-së informacion për vlerësimin dhe procesin e pikëzimit nga secili anëtar i KLP-së me qëllim për të shqyrtuar mundësitë e ankimimit të vendimit që e rendit të dytën në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Kryeprokurorja e Përkohshme nuk e ka ankimuar vendimin.

Sipas “BalkanWeb”, shkresat nga KLP i janë vënë në dispozicion sot paradite Markut por, zyrtarisht nga Gjykata e Apelit Administrativ konfirmohet se nuk ka asnjë ankimim.

Tashmë lista e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm pritet t’i dorëzohet Parlamentit nesër. Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.

Pasi lista dërgohet në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME