Familjarët e 32-vjeçarit Lear Kurti kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të të riut nga morgu i Tiranës paraditen e sotme, për të vijuar me procedurat e ceremonisë mortore në banesë, mëson Panorama. Tërheqja e trupit është bërë pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.
Mësohet se teksa janë larguar nga ambientet e morgut, familjarët e Lear Kurtit nuk kanë dhënë një prononcim për mediat e interesuara për ngjarjen.
Ndërkohë që më herët ata kanë ngritur dyshime që ndaj djalit të ri të jetë ushtruar dhunë.
Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, babai i Learit, Arturi ka deklaruar: “Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi”.
A të kanë kontaktuar autoritetet?
Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.